Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Jabllanicë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se policia është njoftuar rreth orës 04:44 për aksidentin.
“Në aksident janë përfshirë 2 vetura dhe janë lënduar 3 persona, të cilët sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë. Të njëjtit po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se njësiti policor është duke u marrë me rastin. /Telegrafi/