Telegrafi

Aksident i rëndë në Ozdrim të Pejës, humb jetën 7-vjeçarja

Një vajzë 7-vjeçare ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:47, në magjistralen Pejë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Ozdrim të Pejës.

Sipas informacioneve, në aksidentin mes dy automjeteve janë lënduar rëndë tre perona, kurse një vajzë e cila ishte pasagjere në njërin automjet, e lindur në vitin 2012, nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Diku rreth orës 13:47 një aksident ka ndodhur në rrugën magjistrale Pejë-Mitrovicë, në vendin Ozdrim, e kemi pranu informatën se është një aksident me lëndime të rënda , ku tre të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa fatkeqësisht rreth orës 15:10, ka ndërruar jetë njëra pasagjere, e cila sipas informacioneve të para është e lindur në vitin 2012”, tha Ibra për Telegrafin.

Njësitet e trafikut kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe sipas hetimeve të para është konstatuar se shkaktar i aksidentit ishte pakujdesia e vozitësve.

 “Aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave të cilat ishin me targa vendore dhe sipas hetimeve të para deri të ky aksident ka ardhur si pasojë e pakujdesisë dhe mos-përshtatjes së shpejtësisë”, u shpreh Ibra. /Telegrafi/