Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në rrugën Prishtinë–Podujevë, saktësisht në fshatin Besi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatë për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.
Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.
Ndërkohë, kolonat kanë arritur deri në tre kilometra./Telegrafi/