Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Leshan të Pejës.
Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej tyre thuhet se është e KFOR-it.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në ora 15:15 policia ka marrë informatën për një aksident trafiku në fshatin Leshan të Pejës. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se ende nuk ka informacione për gjendjen e personave të aksidentuar e gjithashtu nëse e përfshirë në aksident ka qenë një veturë e KFOR-it.
Në fotot e publikuara shihet një pjesëtare e KFOR-it e lënduar. /Telegrafi/