Telegrafi

Aksident i rëndë në Istog

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Bollopojë të Istogut.

Në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe një veturë e tipit “BMW” me targa të Zvicrës.

Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Telegrafi ka provuar të marrë një konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, mirëpo ata nuk iu janë përgjigjur thirrjeve të redaksisë.

Më poshtë fotografitë nga aksidenti:

Kujtojmë se ​Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë lansuar ditë më parë fushatën vetëdijësuese “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”,  me qëllim  të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafik./Telegrafi/