Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Bollopojë të Istogut.
Në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe një veturë e tipit “BMW” me targa të Zvicrës.
Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Telegrafi ka provuar të marrë një konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, mirëpo ata nuk iu janë përgjigjur thirrjeve të redaksisë.
Më poshtë fotografitë nga aksidenti:
Kujtojmë se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë lansuar ditë më parë fushatën vetëdijësuese “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”, me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafik./Telegrafi/