Telegrafi

Aksident i rëndë në Han të Elezit, humb jetën një 29-vjeçar

Foto: Ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Seqishtë, Hani i Elezit.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se  aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:40, transmeton Telegrafi.

“Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i automjetit transportues me targa vendore S.K. ( m/sh/k 29 vjeçar ) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi timonin duke dalur nga rruga, ku me këtë rast pëson lëndime të rënda. Në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se me rastin janë duke u marrë hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit. /Telegrafi/