Shtatë persona kanë marrë lëndime, njëri prej të cilëve është në gjendje më të rëndë si pasojë e një aksidenti në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, rasti ka ndodhur mes dy automjeteve.
Gjurkaj për Telegrafin tha se i lënduari i cili është në gjendje më të rëndë ka pësuar edhe thyerje të nofullës.
“Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Bishtazhin, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Vetura e cila ishte në drejtimin Prizren-Gjakovë ka bërë tejkalim të pasigurt dhe ka goditur veturën tjetër në pjesën e parme nga ana e majtë e cila ishte në drejtim të Prizrenit. Gjatë këtij aksidenti janë lënduar 7 persona, një nga ta është në gjendje të rëndë (ka thyerje të nofullës)”, tha Gjurkaj. /Telegrafi/