Site icon Telegrafi

Aksident i rëndë në Brezovicë, gjashtë të lënduar

(E PLOTËSUAR) Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Brezovicë-Shtërpcë, në të cilin 6 persona janë lënduar.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar gjashtë persona, teksa pesë persona janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa njëri është dërguar në QKUK në Prishtinë.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Brezovicë – Shterpcë , ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes dy automjeteve të udhëtarëve me targa vendore, përvec dëmeve të shkaktuara materiale , lëndime trupore kanë pësuar 6 persona të cilet pasi kanë pranuar ndihmën mjekësore në Shtërpcë, janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj. Pesë persona prej tyre po trajtohen në Ferizaj , ndërsa njeri është dërguar në QKUK – Prishtinë . Njësia e Komunikacionit rrugor po e heton rastin!”, u shpreh Veseli, për Klan Kosova.

RTV Besa ka publikuar pamje të aksidentit, ku përveç dëmeve materiale ende nuk dihet për numrin e personave të lënduar.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 64 aksidente trafiku. /Telegrafi/

Exit mobile version