Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi tha për Telegrafin se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Sot, më 20.02.2024, rreth orës 08:30, në autostradë drejtimi Prizren-Prishtinë km i 48-të, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete (një kamionetë dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, deklaroi ai.
Krasniqi shtoi më tej se të lënduarit, janë dërguar për tretman mjekësor. /Telegrafi/