Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 23:00 në rrugën “Hajdin Berisha”, në Suharekë.
Siç thuhet në raport, i dyshuari derisa ka qenë duke drejtuar veturën e tij nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur një veturë tjetër me ç‘rast lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit.
Ndërkaq, në raport tutje thuhet se të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor. /Telegrafi/