Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Suharekë, si pasojë dy persona kanë marrë lëndime trupore.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Sipas tij, deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.
“Dyshohet se njëri nga shoferët ishte nën ndikimin e alkoolit por se mbetet të zhvillohen hetimet për të parë rrethanat që ka çuar deri tek ky aksident”, tha Gashi./Telegrafi/