Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur këtë të mërkurë në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Florie Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës.
Ajo tutje ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin. /Telegrafi/