Telegrafi

Aksident në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, lëndohet një person

Foto: Ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Nadakovc.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30 dhe në të janë përfshirë dy vetura.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 20:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, segmenti rrugor në  fshatin Nadakovc ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy  vetura, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/