Telegrafi

Aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan, lëndohen tre persona

Foto: Ilustrim

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhë një vet aksident. Në këtë vetaksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për arsye akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi ajo.

Ahmeti shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/