Site icon Telegrafi

Humb jetën një 49 vjeçar në aksidentin që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në fshatin Kishnicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi për Telegrafin se në aksident një 49 vjeçar ka humbur jetën.

“Rreth orës 09:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Kishnicë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe si pasojë një person, mashkull, 49 vjeç, ka humbur jetën”, tha ai.

Borovci shtoi tutje se, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti. /Telegrafi/

Exit mobile version