Telegrafi

Aksident në rrugën Pejë-Deçan, humb jetën 23-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën Pejë-Deçan, saktësisht në fshatin Isniq të Deçanit, ku si pasojë një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë.

Në këtë aksident, jetën e ka humbur shtetasi F. H. vjeç rreth 23 (m.k.sh.), ndërsa lëndime të rënda ka pësuar Sh. K. lindur vitin 1993 (m.k.sh.).

Rasti ka ndodhur sot në ora 02:48.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, përkatësisht Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, me njësi tjera policore, menjëherë kanë dalë vendin e ngjarjes së bashku më Prokurorin e shtetit, Ekipin mjekësor dhe Njësitin e zjarrfikësve, për të ndërmarr masat e nevojshme në ketë aksident fatal.

Sipas të dhënave nga hetuesit nga vendi i ngjarjes, në ketë aksident ishte përfshirë një automjet me targa të huaja.

“Ngasësi i automjetit kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit mjekësor, ndërsa pasagjeri kishte pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dashur të intervenojë edhe njësiti i zjarrfikësve. Personi i lënduar, është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Pejë dhe për shkak të lëndimeve të rënda më pastaj është dërguar për QKUK Prishtinë, sepse gjendja e tij ishte serioze”, thuhet në njoftim.

Deri të aksidenti ka ardhur përderisa drejtuesi i automjetit kishte qenë duke qarkulluar nga drejtimi i Deçanit në drejtim të Pejës, më të arritur në fshatin Isniq në vendin e quajtur ‘te ura e Demës’, për shkak të shpejtësisë shumë të madhe kishte humbur kontrollin mbi timon, ka dalë jashtë rruge në të djathtë dhe është përplasur me një shtëpi.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit shtetit. /Telegrafi/