Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Raushiq të Pejës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas tij në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura, ndërsa personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Raushiq të Pejës. Në këtë aksident kanë marrë pjesë dy vetura. Katër persona me urgjencë janë dërguar në Spitalit Rajonal. Hetuesit policor të trafikut janë në vendngjarje”, ka thënë Rugova. /Telegrafi/