Site icon Telegrafi

Aksident në Qyshk të Pejës, vdes 23-vjeçari

Foto nga vendi i ngjarjes

Të hënën në dalje të Pejës, përkatësisht rrugës për Prishtinë, në fshatin Qyshk një veturë e tipit Golf-6 është vetaksidentuar.

Policia njofton se viktima është një 23-vjeçar.

“Me datë 06 qershor 2022, rreth orës 21:25, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën Pejë- Prishtinë në fshatin Qyshk”, thuhet në njoftim.

“Deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jasht rruge duke shkaktuar aksident trafiku”.

Sipas njoftimit, i lënduari është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor viktima (mashkull i lindur me 1999) në spital ka arritur pa shenja jete.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./Telegrafi/

Exit mobile version