Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:20, në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, saktësisht te Santea.
Si pasojë, një person ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime, bëhet fjalë për një femër e cila menjëherë është transportuar për tretman mjekësor në QKUK. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”, ka thënë Ahmeti.
Me rastin po merren hetuesit e njësitit te trafikut.
Aktualisht segmenti rrugor që çon ne drejtim të Fushë Kosovës është i mbyllur për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimit të vendit të ngjarjes. /Telegrafi