Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:20, në rrugën “Dëshmorët e Marevcit” në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë dy automjet në lëvizje dhe një këmbësor, ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka shtuar se si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.
Telegrafi mëson se këmbësori i cili është goditur është punëtor i ndërmarrjes ‘Pastrimi’, i cili është goditur gjatë kohës sa ishte duke punuar. Ai gjendet në QKUK dhe gjendja e tij është serioze. /Telegrafi/