Telegrafi

Aksident në Podujevë, lëndohen tre persona

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën “Ali Ajeti”, në Podujevë ku si pasojë tre persona janë lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:00, është pranuar  informata për një aksident  komunikacioni rrugor të ndodhur  në rrugën Ali Ajeti në Podujevë. Në aksident  janë përfshirë tri automjete,  ku lëndime kanë pësuar tre persona”, tha Ahmeti.

Tutje, ajo njoftoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident. /Telegrafi/