Një person i kombësisë boshnjake është arrestuar pasi duke drejtuar automjetin e tij ka goditur një biçiklist.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:50 në rrugën “Papa Klimenti”, në Pejë, derisa vetura e përfshirë është e llojit “VW” me targa regjistrimi të Republikës së Serbisë.
Siç thuhet në raport, viktima si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari H. K. (1953), dërgohet në mbajtje kurse trupi i viktimës iu dorëzohet familjarëve.
Ndryshe, Telegrafi mëson se viktima Agon Daci ishte 27 vjeçar, derisa punonte roje në një fabrikë në qytetin e Pejës, me ç’rast ai është aksidentuar (në afërsi të Stacionit të Autobusëve) pikërisht duke u kthyer nga puna në shtëpi. /Telegrafi/