Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten rreth orës 21:00, në lagjen “Fidanishte” në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Nga aksidenti pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin rajonal në Pejë.
Në aksident janë përfshirë disa vetura, ndërkaq policia po merret me rastin. /Telegrafi/