Një person gjersa ishte duke ecur skaj rrugës, është goditur nga një veturë e cila pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 19:20 në fshatin Qyshk, Pejë.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Njësit policore janë duke hetuar rastin, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/