Një person duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur një këmbësore të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 13:35 në fshatin Nobërqan, në Pejë.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Është arrestuar dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKU për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar”, thuhet në raport. /Telegrafi/