Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur rreth orës 18:40, në hyrje të Pejës. Si pasojë, katër persona janë lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pëjes, Xhevat Ibra.
“Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, pra në drejtim për Prishtinë. Sipas informacioneve të para, katër persona janë lënduar, por për gjendjen e tyre nuk kemi informacione. Dy vetura janë të përfshira në aksident”, ka thënë Ibra.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ambulanca.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Ndërkaq, nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.
Duhet kujtuar se në ditët e fundit është shtuar numri i aksidenteve me të lënduar, por edhe me viktima.
Policia e Kosovës ka apeluar në vazhdimësi për kujdes në komunikacion/Telegrafi/