Një aksident komunikacioni ka ndodhur ndërmjet dy veturave në Korreticë të Lartë afër vendit të quajtur Kroit të Mbretit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha, ka bërë të ditur se paktën dy persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30, ku një veturë e tipit BMW që vinte në drejtim të Prishtinës humb drejtimin dhe kalon barrierat në mes të rrugës, duke kaluar në shiritin e rrugës në drejtim të Pejës ku godet veturën e tipit Smart.
Zjarrfikësit dhe autoambulanca janë në vend ngjarje.
“Gjithashtu disa dëme materiale raportohet të jenë shkaktuar nga një automjet tjetër i tipit Polo, i cili në atë lokacion ka goditur autoambulancën nga mbrapa”, ka thënë ai.
Policia e Kosovës në vazhdimësi kërkon nga vozitësit respektimin e rregullave dhe shenjave të trafikut./Telegrafi/