Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete ( një ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në një lokal”, theksoi ajo.
Ahmeti shtoi tutje se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/