Site icon Telegrafi

Aksident në magjistralën Gjakovë-Prizren, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë  të diel, në magjistralën Gjakovë-Prizren, sakrësisht tek fshati Rogovë.

Drejtori i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, ka bërë të ditur se nga aksidenti tre persona kanë mbetur të lënduar.

“Aksidenti ka ndodhur në mes të fshatrave Rogovë dhe Celinë. Të përfshira janë dy automjete ndërsa si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar rëndë të cilët për momentin janë duke marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal kurse në vendngjarje janë njësitet e trafikut nga DRP Gjakovë”, ka thënë Graishta.

Sipas një video-incizimi që lexuesit kanë dërguar në redaksinë e Telegrafit, shihet se njëra veturë është rrokullisur.

Në vendngjarje kanë dalë ekipi i policisë së trafikut rrugor, dhe po merren me rastin.

Policia e Kosovës, vazhdimisht apelon tek ngasësit e autmojeteve, që ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, si dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit./Telegrafi/

Exit mobile version