Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e së martës në fshatin Lupç të Podujevës, ku si pasojë janë lënduar tetë persona.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete”, thuhet në njoftim.
Tutje, Ahmeti tha se “Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/