Një person është arrestuar pasi me veturë dhe nga pakujdesia ka goditur një këmbësore.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:27, në Lipjan.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/