Telegrafi

Aksident në Korçë, lëndohet një person

Foto: Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Korçë, me pasojë një të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 në lagjen nr. 16, ku automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin M. N., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin Gj. A., 36 vjeç, banues në Korçë.

Ky i fundit u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit M. N., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tch/