Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në Fushë Kosovë, ku një veturë është përplasur në murin e një lokali.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi”.
Lexuesit kanë dërguar në redaksinë e Telegrafit një video ku shihen dëmet e konsiderueshme që ka pësuar lokali, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të Policisë së Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.
Ndërkohë, pronarët e lokalit kanë njoftuar përmes Facebook-ut se për shkak të aksidentit, lokali do të qëndrojë i mbyllur deri në një kohë të pacaktuar. /Telegrafi/