Një aksident trafiku ka ndodhur, të dielën rreth orës 17:00.
Si pasojë, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Peran të Podujevës. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtate persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut./Telegrafi/