Gruaja që dyshohet se është hedhur nga vetura e burrit i saj, ka vdekur të shtunën nga plagët e marra.
Rasti në fjalë ka ndodhur para dy javësh në Suharekë, ( me 31 maj të këtij viti).
Viktimës i ishte dhënë ndihma e parë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, e më pas ishte dërguar në QKUK në Prishtinë.
Sipas policisë, dyshohet se viktima është hedhur nga vetura…
Zëdhënësi i Policisë se Kosovës në Suharekë, Vesel Gashi, ka konfirmuar se personi i dyshuar që është burri i gruas së vdekur, po mbahet në paraburgim.
“Rasti ka ndodhur me datë 31 maj. Viktima është hedhur nga automjeti. I dyshimtë është bashkëshorti dhe është arrestuar, e tash gjendet në qendrën e paraburgimit, ndërsa viktimës i është dhënë ndihma e parë në Prizren, më pas është dërguar në QKUK. e njëjta ka vdekur”, ka thënë, Veseli Gashi.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Telegrafi/