Telegrafi

Aksident në Botushë të Gjakovës, lëndohen dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Botushë të Gjakovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Telegrafin se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 17:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Botushë të Gjakovës. Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete, për pasojë përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore (lëndime të lehta trupore) dhe janë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Rasti po vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor. /Telegrafi/