Një aksident komunikacioni ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren-Suharekë ku si pasojë dy persona janë lënduar.
Në këtë aksident janë të përfshira tri automjete.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 14:48, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë (km i 24). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia është duke kryer procedurat e duhura në vend-ngjarje”, tha Krasniqi. /Telegrafi/