Telegrafi

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, konfirmoi se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Në ora 15:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë. Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes, në pjesën mes Suharekës e Prizrenit, njofton se në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, deklaroi ai.

Krasniqi shtoi tutje se Policia është duke u marrë me rastin. /Telegrafi/