Telegrafi

Aksident në autostradën “Arben Xhaferi”, humb jetën një femër

Foto: Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur ditën e premte në autostradën “Arben Xhaferi”, Ferizaj – Prishtinë, ku si pasojë e lëndimeve të marra një femër ka humbur jetën.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:15.

“Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, vozitësja gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore. /Telegrafi/