Telegrafi

Aksident në autostradë, një i vdekur dhe pesë të lënduar

Foto: Ilustrim

Një femër ka ndërruar jetë dhe pesë të tjerë kanë marr lëndime trupore në një aksident trafiku.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Siç thuhet në raport, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa pesë persona therë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje-prurëse ka pësuar viktima femër kosovare e cila është dërguar në IML për obduksion, ndërsa pesë persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit”, thuhet në raport. /Telegrafi/