Telegrafi

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë, lëndohet një person

trotinet

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur këtë të shtunë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Në aksident është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë, ndërsa i lënduar ka mbetur ngasësi i kësaj të fundit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00 ne rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi/