Telegrafi

Aksident mes tri veturave në qendër të Prishtinës, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku mes tri veturave, ka ndodhur sot në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se nga ky aksident janë lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e kombit ” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor. /Telegrafi/