Një aksident trafiku ka ndodhur mes tri veturave në Prishtinë, ku i lënduar ka mbetur një person.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:40.
“Rreth orës 12:40 në rrugën ‘Edmond Hoxha’ Prishtinë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ku janë përfshirë tri automjete. Si pasoj lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut’, tha Ahmeti.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 73 aksidente trafiku, një prej tyre ishte me fatalitet, 27 me persona të lënduar kurse 45 me dëme materiale. /Telegrafi/