Telegrafi

Aksident mes tri veturave në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Veternik të Prishtinës.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, përveç dëmeve materiale ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë lidhur me rastin, por deri në publikimin e lajmin nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Policia më herët ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 60 aksidente trafiku, ku 22 prej tyre ishin me persona të lënduar. /Telegrafi/