Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi shihet se në aksident janë përfshirë tri vetura.
Në vendngjarje ka dalë edhe Policia e Kosovës, për hetimin e rrethanave dhe shkaktarëve të aksidentit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar se nga ky aksident një person ka pësuar lëndime trupore.
“Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq një person ka pësuar lëndime trupore. Të njëjtit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai./Telegrafi/