Telegrafi

Aksident trafiku në Llapushnik – lëndohen tre persona

Një aksident mes katër veturave ka ndodhur rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në Llapushnik.

Si pasojë tre persona janë lënduar.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Si pasojë e aksidentit, është krijuar kolonë e gjatë e automjeteve.

“Në ora 17:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-në”.

“Në atë pjesë të rrugës qarkullimi po zhvillohet vetëm nëpër shiritin emergjent. Njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin”, tha Krasniqi.

Foto të siguruar nga Telegrafi.