Telegrafi

Aksident mes trenit dhe kombibusit në Klinë, dy persona dërgohen në Spitalin e Pejës

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një treni dhe një kombibusi në fshatin Krushevë e Madhe në Klinë, ku si pasojë dy persona janë lënduar.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor për në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Klinë. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombibus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka bërë të ditur se në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente. /Telegrafi/