Telegrafi

Aksident mes një veture dhe autobusi në Lupç të Podujevës, ka të lënduar

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:04 në Lupç të Podujevës, ku si pasojë ka pasur edhe të lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Kelani ka njoftuar se në aksident ishin përfshirë një veturë dhe një autobus.

“Ju njoftojmë se me 09.05.2022, rreth orës 13:04, te vendi i quajtur Kulina në Lupç të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë një veturë dhe një autobus. Lidhur me rastin janë njoftuar ekipet mjekësore, të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar se njësiti policor i trafikut është duke u marrë me rastin, përderisa njësitet tjera janë duke ridrejtuar trafikun. /Telegrafi/