Telegrafi

Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Pejë, ka të lënduar

Një aksident trafiku është shënuar pasdite pranë rrugës ‘Çamëria’, tek qendra Mini-Max në Pejë, në mes të një motoçiklete dhe një veture.

Raportohet për të lënduar.

Jo zyrtarisht mësohet se ngasësi i motoçikletës është dërguar për trajtim mjekor në Spitalin e Përgjtihshëm Rajonal ndërsa pasagjerët e veturës po marrin trajtim në Poliklinikën ‘Biohit’ që ndodhet në afërsi të vendit të aksidentit.

Policia po heton pistat e shkakut të aksidentit përderisa një patrullë e stacionit të Pejës po përpiqet të rregulloj trafikun, meqë pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata në të dy korsitë./Njeshi/